PAVARËSISHT ANGAZHIMEVE NË PUNË/ Në fund të ditës Kledi Kadiu është njësoj si gjithë baballarët e tjerë - AlpeGossip
PAVARËSISHT ANGAZHIMEVE NË PUNË/ Në fund të ditës Kledi Kadiu është njësoj si gjithë baballarët e tjerë

PAVARËSISHT ANGAZHIMEVE NË PUNË/ Në fund të ditës Kledi Kadiu është njësoj si gjithë baballarët e tjerë

Kledi Kadiu ka krijuar një karrierë të suksesshme dhe familje të lumtur në shtetin fqinj, Itali. Ai ka hapur një akademi të tijën, në të cilën mëson brezat e rinj të balerinëve. Artisti shqiptar është shumë i angazhuar me punë, megjithatë ka ditur gjithmonë si ta ndajë kohën mes familjes dhe profesionit të tij. Nëse nuk mund të gjejë kohë gjatë ditës, mbrëmjet duket se ja dedikon plotësisht dy vajzave më të rëndësishme të jetës së tij, bashkëshortes dhe vogëlushes, Lea. Së fundmi partnerja e balerinit, Charlotte, ka ndarë me të gjithë në ‘Instagram’ një moment shumë të bukur familjar. Në një foto shihet Kledi duke i lexuar një libër të personalizuar vajzës së tij dhe babë e bijë duket se po e shijojnë shumë këtë moment.

Kjo tregon qartë se pavarësisht se është një personazh publik dhe i angazhuar me punë, në fund të ditës Kledi është njësoj si gjithë baballarët e tjerë. Kujtojmë se Lea është fëmija i vetëm i balerinit shqiptar dhe se në qershor të vitit të kaluar Kledi dhe Charlotte kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. /revistawho.com