NDËRKOHË QË NE FLINIM/ Luana Vjollca e gdhiu gjithë natën. Ja çfarë po kurdis – AlpeGossip
NDËRKOHË QË NE FLINIM/ Luana Vjollca e gdhiu gjithë natën. Ja çfarë po kurdis

NDËRKOHË QË NE FLINIM/ Luana Vjollca e gdhiu gjithë natën. Ja çfarë po kurdis

Për moderatoren shqiptare, Luana Vjollca, nuk ka gjumë.

Bukuroshja shqiptare ka treguar se s’ka fjetur gjithë natën pasi është duke punuar me projekte të reja.

Luana ka publikuar disa foto nga studio, ndërsa ora shënonte 2:00, 3:00 apo dhe 5:00 e mëngjesit.

“U zbardh, natën e mirë 5:25”, ka shkruar ajo në njërën prej fotove.

“Boll u bo tu vujt”, është kënga e fundit e publikuar nga Luana e cila ka arritur mbi tre milionë klikime në YouTube.

Nuk e dimë se çfarë ka përgatitur Luana për fansat e saj të shumtë këtë herë, por me siguri një surprizë të bukur.

Tashmë që nuk është e angazhuar me televizionin, Luana është fokusuar në tregun muzikor dhe koncertet që ka mbajtur në trevat shqiptare dhe jashtë tyre.