DO T’I ADHURONI/ 5 modelet e reja të rroba banjove për 2019 që kanë “pushtuar” Instagramin – AlpeGossip
DO T’I ADHURONI/ 5 modelet e reja të rroba banjove për 2019 që kanë “pushtuar” Instagramin

DO T’I ADHURONI/ 5 modelet e reja të rroba banjove për 2019 që kanë “pushtuar” Instagramin

Ka dallime të vogla, por të dallueshme midis rroba banjove që përdorni për  në pishinë, për në plazh dhe për pushime. Ngjyrat gjithashtu ndahen pasi p.sh një palë rroba banjo me ngjyrë të bardhe do të ishin perfekte për në pishina por jo për në një vend me rëra pasi do të  bëheshin pis menjëherë. Me pak fjalë, ndoshta do të paketoni në valixhen tuaj  rroba banje shumë të ndryshme për një udhëtim në Greqi sesa ato që do të vishni për në një liqen apo pishinë. E nëse jeni fanatik i rroba banjove, do gjeni çdo justifikim për të blerë të reja dhe këto modele të 2019 janë ai justifikimi perfekt!

Printet e kafshëve: Printet e leopardit dhe zebrave janë tendencat e fundit dhe në veshjet e përditshme por tani dhe për ato të plazhit. Modeli i mëposhtëm është shumë praktik dhe IN

Detaje të “unazave” : Unazat në veshje i bëjnë ato të kenë një pamje delikate. Këto detaje përdoren dhe në veshje por tashmë mund ti shohim dhe në rrobat e banjos.

Printe ikonike: Janë disa marka të cilat e kanë simbolin shumë të njohur dhe të dallueshëm lehtësisht. Çmimet e tyre janë paksa të kripura por për ato që i duan shumë dhe janë gati të shpenzojnë duhet të kenë më patjetër këto firma më poshtë

Rose Gold: Këtë ngjyrë metalike zakonisht e shohim në bizhuteri por tani mund ta blejmë dhe në rroba banjo.

Të poshtme me bel të lartë: Na kujton vitet 80-ë. Është koha për ta rikthyer këtë periudhë më këto stile: