SULMOHET GRIMERI I NJOHUR SHQIPTAR/ Ndan me ndjeksit një shkrim të gjatë: Do ta çoj amanetin në… – AlpeGossip
SULMOHET GRIMERI I NJOHUR SHQIPTAR/ Ndan me ndjeksit një shkrim të gjatë: Do ta çoj amanetin në…

SULMOHET GRIMERI I NJOHUR SHQIPTAR/ Ndan me ndjeksit një shkrim të gjatë: Do ta çoj amanetin në…

Makina e këtij të fundit është sulmuar nga persona të panjohur deri më tani.

Ka qenë vetë Armendi ai i cili e ka ndarë me ndjekësit këtë zhvillim përmes një shkrimi të gjatë në shqip e maqedonisht.

Më poshtë, rrëfimi i plotë.

Të dashur miq, bashkëpunëtorë, kolegë, të dashur dashamir, të dashur njerëz të mirë,
Fillimisht duatë ju falënderoj për thirrjet e mesazhet e panumërta dhe tërë mbështetjen që ma dhatë në ditët e kaluara.
Edhe më tej refuzoj të besoj që në shoqërinë tonë jetojnë keqbërës që në mënyrë qyqare i qasen pronës së tjetrit të cilën e ka fituar me shumë djersë, i qasen sigurisë së tjetrit, familjes së tij dhe të afërmve të tij. Refuzoj të besoj që organet e shtetit nuk do ta zbardhin rastin.
I refuzoj të gjitha këto punë të shëmtuara ashtu si që kam refuzuar dhjetëra raste të bukura për shkak të një gjëje të shenjtë për mua – shtëpisë time, vendi tim.
Në moshën 19 vjeçare i refuzova ofertat e salloneve glamuroze të Turqisë dhe vendosa të filloj nga zeroja në një kënd të vogël prej 6 metrosh katror në Shkup. I refuzova sepse babai im vazhdimisht më thoshte “guri i rëndë peshon në vend të vet”. Njeriu duhet të jap më të mirën nga vetja në vendin e tij të lindjes.
Refuzova të jetoj rininë si bashkëmoshatarët e mi. Përkundrazi, vendosa të filloj me punë në ora 4 të mëngjesit dhe të jem pranë klientëve deri në orët e vona.
Refuzova të shpërngulem në kryeqendrat e modës kur jehoi zëri për talentin tim. Inistova që yjet e mëdha të estradës dhe figurat publike të rajonit të vijnë në Shkup, në Shkupin tim të dashur.
Refuzoja të bëhem pjesë e ndarjeve etnike, fetare e të tjera. Inisistoja t’i bashkoj njerëzit.
Të gjitha këto i kam amanet nga babai im i ndjerë. Dhe askush nuk mund të më ndalë ta çoj këtë amanet në vend.
Sulmin ndaj meje e bënë njerëz të cilët nuk besojnë as në Zot, as në esnaf, as në nder e aq më pak në pasuri dhe autoritet të krijuar me punë të palodhshme. Pres nga organet kompetentenë kohë sa më të shkurtë të veprojnë për të zbardhur rastin.
Ju lus të mos vritet shpresa dhe besimi te ata pak njerëz që kanë ngelur në këtë vend dhe të cilët me sukses po kontribuojnë në sferën e bizneseve të vogla, artit dhe kulturës. Unë thellësisht besoj në drejtësi!
Dashuria ndaj punës më jep fuqi që tejkalon të gjitha goditjet e ulta nga njerëz të parealizuar. Nuk ka Next për monstra!
Next për ditë më të bukura dhe suksese më të mëdha. Dashuria është fuqia jonë!
I juaji Armendi