“DHURATË PËR MAMI KETËN”/ Djali surprizon Alketa Vejsiun me duart e tij të vogla (FOTO) – AlpeGossip
“DHURATË PËR MAMI KETËN”/ Djali surprizon Alketa Vejsiun me duart e tij të vogla  (FOTO)

“DHURATË PËR MAMI KETËN”/ Djali surprizon Alketa Vejsiun me duart e tij të vogla (FOTO)

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu pas një sezoni të ngjeshur ka nisur më në fund pushimet së bashku me familjen e saj. Ajo është larguar nga Shqipëria dhe me fëmijët është duke pushuar në Turqi, nga ku ka publikuar vazhdimisht foto dhe video.

Alketa ka vendosur që fëmijët e saj t’i argëtojë në mënyra të ndryshme dhe së fundmi është befasuar teksa djali i saj i ka bërë një dhuratë. Alketa ka publikuar një video ku fëmijët shihen teksa punojnë një vazo me baltë që siç duket do ja dhurojnë nënës së tyre.

“Dhuratë për mami Keta. E realizuar nga duart e tij të vogla. Koha e familjes. I dua fëmijët e mi”, ka shkruar e lumtur moderatorja.