TAYNA PUBLIKON FOTON KU SHFAQET NOIZY/ Ky detaj me siguri nuk ka pëlqyer reperit (VIDEO) – AlpeGossip
TAYNA PUBLIKON FOTON KU SHFAQET NOIZY/ Ky detaj me siguri nuk ka pëlqyer reperit (VIDEO)

TAYNA PUBLIKON FOTON KU SHFAQET NOIZY/ Ky detaj me siguri nuk ka pëlqyer reperit (VIDEO)

Tayna është këngëtarja që shpërtheu gjatë këtij viti në skenën muzikore shqiptare. Këngët e saj u shndërruan në hite, ndërsa në verën e vitit 2018, ajo ishte shumë e angazhuar në koncerte dhe mbrëmje muzikore.

E siç duket koncertet muzikore të reperes vijojnë edhe në këtë periudhë të vitit. Mirëpo nëse fansat presin një bashkëpunim të saj me Noizyn, ju themi që ata do të bashkohen, por jo për një këngë, por për një koncert në Kirchheim të Gjermanisë që do të mbahet mbrëmjen e sotme. Reperja e njohur ka publikuar një video ku në pjesën lart është një foto e saj me Noizyn dhe pjesa poshtë është një pjesë e klipit të saj “Columbiana” me Don Phenom, rivalin e Noizyt. Me të vërtetë është kënga që bëri të famshme Taynën, por ndoshta nuk ishte përzgjedhja ideale.