Nuk na e merrte mendja, por trendi më fantastik i këtij sezoni është një pulovër e hedhur krahëve. Blogeret e huaja të modës nuk po i rezistojnë dot komoditetit dhe pamjes shik që të fal ky detaj.
Një pulovër mbi supe e lidhur rreth qafës zëvendëson shallin, xhaketën, trikon dhe herë- herë edhe aksesorët.
Sigurisht, ky lloj trendi nuk u shpik sot, por duhet thënë se pikërisht tani është më në modë se kurrë. Madje, marka të njohura të modës kanë filluar të prodhojnë pulovra me mëngë mjaftueshëm të gjata sa për t’u lidhur bukur.
Kështu pra, mos humbisni fare kohë nëpër dyqane. Mjafton të rrëmbeni të parën pulovër që shihni në dollap dhe të ktheheni sa hap e mbyll sytë në një fashioniste të vërtetë.