BESONI GJUHËN E TRUPIT/ Ja pse ai nuk është i duhuri për ty – AlpeGossip
BESONI GJUHËN E TRUPIT/ Ja pse ai nuk është i duhuri për ty

BESONI GJUHËN E TRUPIT/ Ja pse ai nuk është i duhuri për ty

Gjuha e trupit është një mënyrë shumë funksionale për të shprehur ndjenjat pa qenë nevoja të flasësh. Në një lidhje, kjo gjuhë është shumë e rëndësishme sepse thotë shumë më tepër se çdo deklaratë dashurie.

Kështu,bëni mirë t’i besoni disa prej shenjave   që trupi po jep për të kuptuar që nuk keni në krah partnerin e duhur dhe besojini atyre!

1. Distanca

Disa thonë se distanca i bën mirë një lidhjeje, të tjerë mendojnë se ajo e shkatërron atë.  E vërteta është se duhet të ketë një lloj ekuilibri. Nëse njëri nga partnerët fillon të largohet, nuk kapeni më dorë për dore dhe gjëra të tjera si këto, është koha të mendoni mirë. Pse jeni ende bashkë?

2. Analizoni dhe mendoni çdo gjë në mënyrë konstante

Nëse ai është korrekt dhe ju bën të ndiheni mirë, nuk keni pse analizoni çdo hap a çdo fjalë tijën. Po patët dyshime apo mungesë besimi tek ai, është koha të mendoni pak më gjatë për të ardhmen tuaj.

3. Nuk jeni në një ritëm

Duket si e pabesueshme, por sinkronizimi është tepër i rëndësishëm. Nëse kur ecni ai nuk është kurrë në një hap me ty, është një shenjë. Kur do dikë, përpiqesh të ecësh në një hap me të, edhe pse kjo ndodh në mënyrë të pandërgjegjshme. Kur s’ka harmoni , problemet nuk mungojnë në  një marrëdhënie.

4. Pozat e mbyllura

Kryqëzimi apo mbyllja e këmbëve do të thotë që njërit nga partnerëve i mungon kimia. E njëjta gjë edhe me duart e lidhura, ose në xhepa, kështu që hapni sytë!

5. Indiferenca

Partneri juaj quhet indiferent nëse nuk të sheh në sy, merret me telefonin ndërkohë që ti po flet, të ndërpret ose nuk të dëgjon. Kjo është një shenjë që po harxhoni kohë me njeriun e gabuar.

6. Kur të prek lehtë me duar në mënyrë shoqërore.

Nëse ai të prek apo ‘gjuan’ kështu si djali në foto, diçka nuk po shkon siç duhet. Është i dashuri dhe jo shoku, kështu që prekjet duhet të jenë më intime.Në fund të fundit, supozohet ta doni njëri-tjetrin.