NGA XHELOZIA DERI TEK DHURATAT/ Një nga vajzat më të bukura shqiptare flet për lidhjen me reperin – AlpeGossip
NGA XHELOZIA DERI TEK DHURATAT/ Një nga vajzat më të bukura shqiptare flet për lidhjen me reperin

NGA XHELOZIA DERI TEK DHURATAT/ Një nga vajzat më të bukura shqiptare flet për lidhjen me reperin

E ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone” ishte modelja Amina Shena, një nga vajzat më të bukura shqiptare e që është krahasuar shpesh me Marilyn Monroe. Amina është e martuar me reperin Lazy dhe çifti janë prindër të një djali.

Gjatë intervistës, Amina tregoi se çelësi i marrëdhënies së tyre 10-vjeçare është mirëkuptimi. “Kuptohemi mirë me njëri-tjetrin. Sepse është e vështirë të gjesh dikë që të kupton, në këtë fushë që unë bëj”, u shpreh Amina.

Modelja tregoi se mes tyre nuk ka fare xhelozi dhe nuk ja kontrollojnë telefonat njëri-tjetrit.

Amina u shpreh se pas ardhjes në jetë të djalit, ajo është fokusuar plotësisht tek i vogli. Madje modelingut iu rikthye me kërkesën e bashkëshortit i cili dëshiron që ajo ta vazhdojë profesionin.

Modelja tregoi gjithashtu se dhurata më e bukur që ka marrë nga Lazy ka qenë para 9 vitesh kur ai i dhuroi një buqetë gjigante me trëndafila dhe një unazë./Xing.al