A e keni pyetur veten se përse dietat nuk funskionojnë me mua? Ja çfarë të bëni – AlpeGossip
A e keni pyetur veten se përse dietat nuk funskionojnë me mua? Ja çfarë të bëni

A e keni pyetur veten se përse dietat nuk funskionojnë me mua? Ja çfarë të bëni

E doni t’jua themi troç: Dietat nuk funksionojnë!

Ato janë të bazuara në kufizime, gjë që na çon drejt zhvillimit të një marrëdhënie komplekse me ushqimin dhe trupin tonë. Në thelbin e tyre, dietat lidhen me numërimin e kalorive, matjen e peshës dhe kufizimin e ushqimit.

Ndërsa ato mund të japin rezultate afatshkurtra, dietat nuk janë të qëndrueshme në planin afatgjatë. Hulumtimi shkencor provon se njerëzit që mbajnë ditetë humbin peshë dhe pothuajse gjithmonë e rifitojnë atë.

Për të jetuar një jetë vërtet të shëndoshë, së pari duhet të besojmë se jemi të denjë për t’u ndjerë mirë ashtu si jemi. Për ta bërë këtë, duhet të përqendrohemi në ushqimin e trupit tonë nga brenda.

Këtu janë disa këshilla për të hequr dorë nga dieta për më mirë:

1.Mos dëgjo çfarë thonë të tjerët për dietat që mbajnë dhe boll numërove kaloritë.

2.Përkushtoju jetesës së shëndetshme, ushqimeve bio dhe atyre të gatuara vetë.

3.Ndalo oreksin. Nuk është nevoja ta hash të gjithë pjatën përnjëherë, lërë disa për më vonë.

4.Hiq dorë nga matja e peshës dhe duaje trupin tënd.

5.Përkushtoju vetëdashurisë, praktiko jogën dhe vlerësoje veten për atë që je.

Burimi: Harpersbazaar.com