I mbijetuari i Holokaustit, George Brady është ndarë nga jeta të shtunën (12 janar).
90-vjeçari vdiq nga një infarkt në zemër. I lindur më 9 shkurt 1928 në Nove Mesto në Çekosllovaki, ai dhe familja e tij hebre u përballën me përndjekje të nazistëve gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Familja e Brady u shpëndanë dhe u dërguan në burgje e kampe përqëndrimi.
Bradi u dërgua fillimisht në kampin e Theresienstadtit dhe më pas Çekosllovakinë veriore, pastaj në kampin e shfarosjes së Auschwitzit në Poloninë e pushtuar nga nazistët.
Prindërit e Brady dhe e motra, Hana, u vranë në kampe. Ndërsa George u arratis në janar 1945 gjatë një marshimi vdekjeje drejt Gjermanisë.
Ai shkoi në Kanada në vitin 1951 dhe më vonë u bë një biznesmen i suksesshëm.
Hana’s suitcase’
Motra e tij, Hana, e cila ishte vetëm 13 vjeç kur u dërgua në dhomat me gaz, ishte subjekt i një libri mbi Holokaustin, që bëri të njohur Bradyn dhe autoren e librit, Karen Levine, të njohur në Kanada.
“Hana’s Suitcase” është quajtur libri mbi jetën e Hanas dhe më vonë u bë dokumentar.
Valixhja e Hanas u zbulua nga një përgjegjës në Muzeun e Holokaustit në Tokio, i cili më pas e kontaktoi Brady.
George foli për përvojën e Holokaustit në mbarë botën. Ndër nderimet e shumta, ai mori Urdhrin e Meritës së Republikës Federale të Gjermanisë.