PAS 15 VITESH KARRIERË NË SKENË/ Flor Binaj zbulon përse nuk u bë kurrë pjesë e teatrit (VIDEO) – AlpeGossip
PAS 15 VITESH KARRIERË NË SKENË/ Flor Binaj zbulon përse nuk u bë kurrë pjesë e teatrit (VIDEO)

PAS 15 VITESH KARRIERË NË SKENË/ Flor Binaj zbulon përse nuk u bë kurrë pjesë e teatrit (VIDEO)

Flor Binaj ka dhuruar humor për të gjithë në këto 15 vite me rolet e tij në “Portokalli”, por asnjëherë nuk është bërë pjesë e teatrit. I ftuar në emisionin “Late Night Show” në Ora News, ai tregoi se nuk i ka ardhur asnjëherë një ftesë e tillë.

Flor Binaj: Nuk më ka ardhur asnjëherë ftesë nga asnjë shfaqje për të luajtur. Mendoj se njerëzit që punojnë gjithë kohës në teatër kanë krijuar një ide të gabuar, se ata që bëjnë humor nuk bëjnë dot dramë. Në fakt është e kundërta dhe ata e bëjnë për të mbrojtur veten. Ata që bëjnë dramë, e kanë shumë të vështirë të bëjnë humor, ndërsa ata që bëjnë humor e qajnë dramë. Shumë kolegë të nderuar që janë me background të humorit, kanë shkëlqyer në teatër dhe në dramë dhe në humor.

Ndër të tjera, aktori foli për ndjenjën që merr nga publiku në spektakël duke treguar se nuk e vuan faktin që nuk është bërë asnjëherë pjesë e teatrit.

Flor Binaj: Jo, nuk e vuaj aspak sepse unë e kam teatrin tim që është Portokallia sepse njerëzit marrin nga unë atë që duan, unë jap atë që dua. Është një lloj rrethi në të cilën ndihem shumë mirë që bëj njerëzit e lumtur.