S’ka shance! Kjo grua zhduku strijat me një veprim dhe interneti u çmend! – AlpeGossip
S’ka shance! Kjo grua zhduku strijat me një veprim dhe interneti u çmend!

S’ka shance! Kjo grua zhduku strijat me një veprim dhe interneti u çmend!

Strijat janë pjesë e jetës, pjesë e njeriut dhe ndonëse thuajse të gjithë i kanë në pjesë të caktuara të trupit, ende ankohemi për ekzistencën e tyre. Nuk ka asgjë të dëmshme rreth strijave, por kjo nuk na ndalon të kërkojmë zgjidhje alternative për t’i zhdukur. Prandaj kur një grua në Reddit pretendonte se kishte zhdukur strijat brenda dy javëve, interneti me plot të drejtë, u çmend, dhe nëse po mendoni se është e pamundur të ndodhë, kemi materiale vizuale për ta provuar!

Para dhe pas dhe gjithçka ka bërë, është përdorimi i dermaroller-it në zonën e mbuluar nga strijat. Derma-roller është një pajisje e vogël, me kokën e mbuluar me gjilpëra të vogla, që rrotullohet në lëkurë duke e shpuar pa shkaktuar trauma, por rrit prodhimin e kolagjenit dhe përshpejton rigjenerimin e qelizave. Edhe pse shumë njerëz betohen se përdorimi i dermaroller-it ndihmon në largimin e shenjave të akneve dhe hiperpigmentimit të lëkurës, është e rrallë të shihet një ndryshim kaq drastik pas vetëm disa javëve.

Ajo e kishte përdorur vetëm dy herë në dy javë dhe thekson në postimin e saj se duhet të tregoheni shumë të kujdesshme dhe ndryshe nga ajo, të prisni të paktën gjashtë javë pas çdo përdorimi.

Nëse doni të testoni një dermaroller sigurohuni të konsultoheni me një mjek paraprakisht. Sigurohuni që pajisja dhe lëkura të jenë të mirë-sterilizuara para përdorimit dhe zgjidhni përmasat e duhura të gjilpërës. Mbi të gjitha jini të duruara, sepse me gjasë nuk do të shihni ndryshime pas dy javëve, por pritjs mund t’ja vlejë.