PO KALONI NDARJE TË DHIMBSHME? Ja ç’duhet të bëni për ta marrë veten – AlpeGossip
PO KALONI NDARJE TË DHIMBSHME? Ja ç’duhet të bëni për ta marrë veten

PO KALONI NDARJE TË DHIMBSHME? Ja ç’duhet të bëni për ta marrë veten

Ndarja është faza më e vështirë në marrëdhënien midis një çifti. Ndonëse lidhja mbaron, përmirësimi i vetes pas kësaj etape duket i vështirë. Më poshtë ju sjellim disa prej hapave të cilat duhet t’i keni parasysh pas përfundimit të një marrëdhënie të komplikuar, sipas ‘Cosmopolitan’:

1-‘Block’, ‘Mute’ apo ‘Unfollow’. Bëni çdo gjë të mundur që atë person ta mbani larg dhe mos e lejoni që ai të kuptojë se ju po ndjeni dhimbje.

2-Nëse vërtetë ai person ka hequr dorë nga ju atëherë gjëja më e mirë që mund të bëni është ta zhdukni dhe ju menjëherë dhe jo ta zvarrisni këtë situatë.

3-Fokusohuni tek diçka tjetër. Mundohuni ta mbushni ditën tuaj me aktivitete të ndryshme në mënyrë që mos ta mbani mendjen tek ajo çfarë ju ka ndodhur.

4-Ushtrohuni shpesh. Mos e lini shëndetin tuaj fizik pas dore. Ushtrohuni ne palestër ose edhe për vrap. Kjo jo vetëm do ju bënte të ndiheshit mirë fizikisht, por edhe emocionalisht.

5-Njihni miq të rinj. Dilni më miqtë tuaj dhe njihni njerëz të rinj. Socializohuni sa më shumë.

6-Tregoni kujdes kur dëshironi të njihni dikë tjetër. Kur ju sapo jeni ndarë nuk është e këshillueshme të kaloni direkt në një lidhje tjetër.

7-Nxirreni dhimbjen tuaj, por pa përfshirë gjithë jetën tuaj. Nëse ju duhet ta nxirrni atë çka ndjeni nuk ka asgjë të keqe, por më pas duhet ta mblidhni veten.

8-Mësohuni me vetminë. Përpara se ju të krijoni një lidhje tjetër duhet që të gjeni qetësinë dhe lumturinë me vetveten si fillim.