KTHIM PAS NË TRENDIN E VETULLAVE TË HOLLA/ Ja si dukeshin Elona Duro dhe Ilda Bejleri para 17 vitesh (FOTO) – AlpeGossip
KTHIM PAS NË TRENDIN E VETULLAVE TË HOLLA/ Ja si dukeshin Elona Duro dhe Ilda Bejleri para 17 vitesh (FOTO)

KTHIM PAS NË TRENDIN E VETULLAVE TË HOLLA/ Ja si dukeshin Elona Duro dhe Ilda Bejleri para 17 vitesh (FOTO)

Nëse i krahasojmë me sot, koha i ka ndryshuar shumë, por më shumë ka ndryshuar mënyra sesi dy moderatorët kujdesen për veten. Elona Duro dhe Ilda Bejleri publikuan një video të një reklame të realizuar në vitin 2002, për zgjedhjet që do të mbaheshin në vend.

Dy moderatoret janë duke u relaksuar në pishinë, kur personazhi “Gishto” i njofton për listat e zgjedhësve,

“Dalja ime e parë në ekran.. 17 vjet më parë.. Kur xhirohej një reklamë”, shrkuan në postimin e saj Elona.

Pamja e tyre në këto 17 vite është normale që ka ndryshuar, ndërsa dallojmë edhe trendin e asaj kohe: vetullat e holla.

Elona dhe Ilda shfaqen me një pamje jo shumë të kuruar, e cila nuk ka lidhje me imazhin e vajzave që shohim sot.

Ndërsa Elona, e cila shfaqet bjonde me flokët stil “bob”, ka një makijazh më natyral, Ilda nga ana tjetër ka një tualet më të rënduar.