Nuk flasin që prej Këngës Magjike, Fifi i kërkon falje publike Çiljetës: Të vendosa pak pikë sepse… – AlpeGossip
Nuk flasin që prej Këngës Magjike, Fifi i kërkon falje publike Çiljetës: Të vendosa pak pikë sepse…

Nuk flasin që prej Këngës Magjike, Fifi i kërkon falje publike Çiljetës: Të vendosa pak pikë sepse…

Puntatën e fundit të “Thumb” për këtë sezon ka qenë e ftuar Filloreta Raçi, këngëtarja ndryshe e njohur si Fifi e cila ka treguar detaje të reja nga jeta e saj personale dhe profesionale. Një nga gjërat më të diskutuara se fundmi për të ka qenë zënka mes saj dhe Çiljeta Xhilagës. Dikur ato kanë qenë mikesha madje edhe kanë bërë bashkëpunimin “Big Booty” por pas një zënke në “Kënga Magjike” marrëdhënia mes tyre është prishur. Fifi ka folur në “Thumb” për këtë prishje të miqësisë duke u shprehur se ka ardhur për shkak të pikëve që ajo i ka dhënë Çiljetës në “Kënga Magjike”.
“Asgjë s’ka ndodhur përveçse punës së pikëve tek “Kënga Magjike”. Është ndjerë e ofenduar dhe e fyer dhe jo e respektuar se unë i kam dhënë 7 pikë. Por duhet të ishin ata që s’u kam dhënë pikë fare të mërzitur. Çiljeta e di shumë mirë çfarë vendi ka tek unë. Jo nuk flasim. Çiljetës i kam kërkuar falje publikisht dhe i kërkoj falje prapë. I kam çuar mesazh dhe i kam thënë : Nëse respekti im ndaj teje vërehet nga pikët e Kënga Magjike atëherë nuk kemi çfarë diskutojmë më shumë. Nuk më ka kthyer. Nuk e kam bërë me qëllim atë. Unë doja të nxirrja Fifin artiste jo mike. Fifi është pak më shumë artiste sesa mike.”,- ka treguar këngëtarja e njohur.