FANSAT BROHORISIN EMRINE TAYNËS/ Shihni si reagon Rina (VIDEO) – AlpeGossip
FANSAT BROHORISIN EMRINE  TAYNËS/ Shihni si reagon Rina (VIDEO)

FANSAT BROHORISIN EMRINE TAYNËS/ Shihni si reagon Rina (VIDEO)

E ftuar së fundmi në emisionin “Sevenbizz” ishte reperja e njohur Rina Balaj, e cila ka folur për projekte e reja që kanë rezultuar të suksesshme dhe janë pritur mjaft mirë nga publiku, si dhe për planet e të ardhmes në muzikë.

Gjatë intervistës në studio, moderatorja i përmendi Rinës edhe një ndodhi gjatë koncertit të festës së Pavarësisë në Kosovë. Sipas moderatores, ndërkohë që Rina performonte, dikush nga publiku brohoriste emrin e rivales së saj, Taynës. Megjithatë, Rina ka deklaruar se ka marrë aq shumë dashuri nga publiku, sa nuk ka dëgjuar të brohoritet emër tjetër.

“Kjo është perspektiva ime. Kjo është çfarë kam dëgjuar unë”- thotë Rina teksa vendos në mikrofon audion ku dëgjohet duke performuar në koncert dhe publiku këndon bashkë me të.

“A po dëgjon ndonjë emër tjetër? Unë për vete, çfarë kam dëgjuar ka qenë kjo. Çfarë kanë folur prej fundit atje, s’e di, s’i kam dëgjuar se kam pasur aq shumë dashuri përpara. Ata që janë pas, kanë për të mbetur gjithmonë pas.”- ka thënë reperja.