FAMILJA MODERNE/ Katy Perry feston ditëlindjen me partnerin dhe ish-gruan e tij (FOTO) – AlpeGossip
FAMILJA MODERNE/ Katy Perry feston ditëlindjen me partnerin dhe ish-gruan e tij (FOTO)

FAMILJA MODERNE/ Katy Perry feston ditëlindjen me partnerin dhe ish-gruan e tij (FOTO)

Një panoramë e familjes moderne! Katy Perry festoi ditëlindjen e saj të 34-të me të dashurin Orlando Bloom si dhe djalin e tij, Flynn në një restorant. Dhe kur darka përfundoi, çifti u kujdes që të përcillte vogëlushin në makinën e ish-bashkëshortes së tij, Miranda Kerr, e cila priste e ulur në sedilën pas.

 

Në videon e bërë publike nga “TMZ”, shihet qartë dashamirësia që ata kanë për njëri tjetrin, madje Kerry nuk kishte ardhur duarbosh. Supermodelja i dhuroi të dashurës së ish-bashkëshortit, një buqetë me lule si dhe dy çanta prej kartoni, ku ishin edhe dhuratat. Ndërsa Katy Perry (e cila dukej një bombë me fustanin rozë) ishte shumë e afërt me djalin Flynn, madje e përshëndeti kur ai iku me fjalët: “Të dua, Flynnie”. Gjithashtu, këngëtarja e hitit “Firerworks” mbeti pa fjalë edhe nga makina e Kerr, duke e përgëzuar.