Aktorja e humorit Rudina Dembacaj, u bekua me vajzë pak para ndërrimit të viteve dhe e filloi vitin 2017 si nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti e pagëzuan vajzën me emrin Viktoria dhe që nga ai moment e deri më sot, kur Viktoria është 2 vjeç, aktorja ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit e saj momente me të.
Së fundmi Rudina përmes një postimi në Instastory, ka treguar se ajo është e mendimit që fëmijët janë të aftë t’i zgjidhin dhe vetë problemet e tyre, të paktën vajza e saj po. Aktorja ka postuar një shprehje interneti që thotë: ““Nëse fëmija jot bullëzon fëmijën tim dhe fëmija im ka bërë të pamundurën që fëmija jot ta ndaloj këtë sjellje dhe fëmija jot sërish nuk ndalon, fëmija im është instruktuar nga unë t’i gj.uaj.ë me grusht turinjve fëmijës tënd”.
Bashkëngjitur me shprehjen, ajo ka shkruajtur dhe se si po e edukon Viktorian që të përballet me problemet. “Fëmija im po edukohet me ta thy në mes fëmijën tënd po e krruajti tepër! Pra edukoni secili fëmijën tuaj” – ka shkruar Rudina.