BEBE REXHA I KËNDON VETES/ Jep mesazhin që të gjithë do ta adhuronit – AlpeGossip
BEBE REXHA I KËNDON VETES/ Jep mesazhin që të gjithë do ta adhuronit

BEBE REXHA I KËNDON VETES/ Jep mesazhin që të gjithë do ta adhuronit

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, sot feston 30 vjetorin dhe është shfaqur më në formë se kurrë, si fizikisht ashtu dhe emocionalisht. Bebe ka zgjedhur t’i bëjë vetes dhuratën më të bukur.

‘Jo më 20’, titullohet kënga e saj më e re, e cila është një dedikim që këngëtarja i ka bërë vetes me rastin e 30 vjetorit. Vargjet e këngës janë një inspirim për çdo femër që i ka kaluar të njëzetat.

“Nuk jam më 20 vjeçe, mos u përpiq të më bësh të ndihem e pasigurtë sepse ashtu si vera, me ikjen e viteve bëhem më e mire. Bukuria është më shumë se sa një numër, kur isha më e re nuk e dija këtë por nëse më jepni mundësinë, unë nuk kthehem më mbrapa.”- thotë Bebe në këngën e saj.

Kujtojmë se para pak kohësh një producent muzikor i tha Bebes se tashmë ajo nuk kishte më moshë për t’u paraqitur si tërheqësë në Industrinë Muzikore. “Jam më e mençur, më e fortë dhe më besoni jam po ashtu një femër shumë herë më e mirë në dashuri sesa 10 vjet më parë”, u pat përgjigjur këngëtarja. Këto fjalë janë po ashtu pjesë e tekstit të këngës së saj. Epo Bebe po që ja ka mbyllur gojën producentit!