Nuk ka asnjë recetë që përshkruan veshjen perfekte për një intervistë pune, por sigurisht që ekzistojnë disa elementë që duhen marrë parasysh, për të lënë përshtypjen që doni. Këshillat nuk janë kurrë të tepërta, prandaj hidhini një sy kombinimeve më poshtë dhe zbatojini në intervistën e radhës. Mos harroni se mënyra se si paraqiteni dhe prezantoheni, është një CV e dytë.
1. Një pamje e rafinuar, do t’ju shpërblejë gjithnjë!
Vëmendjen tek kombinimi që bëni. Një fund deri tek gjuri lëkure kombinuar me një këmishë është zgjedhje e mirë. Kushtojini rëndësi këpucëve.
2. Mos harroni kurrë pallton/pardesynë
Sigurisht që ka rëndësi çfarë keni veshur nën të, por kurrë mos u shfaqni pa një pallto (nëse është dimër). I jep veshjes pamje krejt tjetër.
3. Përfshi në veshje stilin që të identifikon.
Mendo që veshja të jetë 80% klasike dhe 20% ti!
4. S’ka asgjë të keqe të vishni një kostum, por përshtateni me stilin tuaj.
5. Shfaqni njohuritë tuaja përmes veshjes
Eshtë mirë që personi që do të takoni, të kuptojë përmes veshjes suaj që jeni të përditësuar me trendet, por në të njëjtën kohë, keni individualitetin tuaj. Kështu që miksoni këto dy elemente dhe nisuni gjithë siguri drejt intervistës.
6. Bëj gjithçka gati që një natë më parë.
Një dollap i rregullt dhe një ide e qartë e asaj çfarë do veshësh do të të japë mundësinë të jesh e përfshirë 100% në takim. Kurseji vetes stresin e minutës së fundit dhe jep më të mirën!
Burimi:Who What Wear