“THERI VETEN”/ Artisti ikonë shtrohet me urgjencë në spital (FOTO) – AlpeGossip
“THERI VETEN”/ Artisti ikonë shtrohet me urgjencë në spital (FOTO)

“THERI VETEN”/ Artisti ikonë shtrohet me urgjencë në spital (FOTO)

Një tentativë për vetëvrasje shokoi sot Hollywood-in.

Bateristi i grupit legjendar të rokut Guns N’ Roses, Steven Adler, theri dje veten me thikë në stomak, në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Sipas burimeve për “TMZ” ishte një telefonatë nga shtëpia e muzikantit ajo që i shpëtoi jetën, duke thirrur urgjencën e cila mundi të çojë Adler-in në spital, ku ai gjendet tani jashtë rrezikut për jetën.

Steven Adler është i njohur për fansat e rokut, veçanërisht si pjestari i përjashtuar nga Guns N’ Roses në 1990-ën, prej problemeve të varësisë ndaj narkotikëve. Pas kësaj ai ra në depresion ndërsa varësia ndaj narkotikëve u thellua.

 

Megjithatë, ish- shokët e grupit tentuan ta bënin të ndihej më mirë, duke e vendosur emrin e tij krah emrave të tyre në Bulevardin e Famës në Rock n’ Roll në 2012-ën.

Adler është arrestuar disa herë për posedim të heroinës dhe LSD-së.

Jetën e gjatë, të vështirë në luftë me varësinë, ai u mundua ta përmblidhte në një libër me titull: “Oreksi im për shkatërrim: seks, drogëra dhe Guns N’ Roses”. Aty, ai tregoi sesi varësia e shkatërroi edhe financiarisht, ndërsa dështoi edhe martesën e tij të parë.