“PO SHTYHEMI CILA TË PAGUAJË KAFEN”/ Nora flet për marrdhënien me Tunën (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“PO SHTYHEMI CILA TË PAGUAJË KAFEN”/ Nora flet për marrdhënien me Tunën (FOTO+VIDEO)

“PO SHTYHEMI CILA TË PAGUAJË KAFEN”/ Nora flet për marrdhënien me Tunën (FOTO+VIDEO)

Radha e Norës. Edhe një herë tjetër. Pas intervistës në “Xing me Ermalin”, kur Nora foli për raportin e saj me Tunën, këtë herë në “Mirage” nuk i është shmangur sërish së njëjtës pyetjeje, e cila, në fakt, lindi pasi Roberti zbuloi publikisht që familja e tij me Tunën nuk i kishte raportet e mira, përkundrazi, ata nuk flisnin dhe nuk kishin ndër mend ta bënin më këtë.

Nora, në fakt, ndryshe nga bashkëshorti, tha në “Xing me Ermalin” se ajo vazhdonte ta respektonte Tunën si këngëtare, e vlerëson si artiste shumë të mirë dhe nuk ka asnjë problem me të. Por marrëdhëniet personale, në fakt, janë të dukshme që nuk janë ashtu siç duhet të ishin.

Pasi theksoi edhe një herë se e vlerëson dhe e respekton Tunën si këngëtare dhe si kolege, pyetjes se pse atëherë nuk dalin bashkë si kolege apo edhe si kunata, Nora iu përgjigj me diplomaci: “Po shtyhemi cila të paguajë kafen, kështu që më mirë nuk po dalim fare”, – u përgjigj me të qeshur, por nuk kishte nevojë të shpjegohej më shumë.