Iku me të dashurin, fshikullohet 100 herë me rrip dhe më pas tentojnë ta përdhunojnë – AlpeGossip
Iku me të dashurin, fshikullohet 100 herë me rrip dhe më pas tentojnë ta përdhunojnë

Iku me të dashurin, fshikullohet 100 herë me rrip dhe më pas tentojnë ta përdhunojnë

Një grua ka marrë një ndëshkim të egër, pasi është akuzuar se ka shkelur kurorën dhe ka ikur me të dashurin. Ajo është qëlluar më shumë se 100 herë në trup me një rrip lëkurë nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur mes një turme njerëzish në Bulandshahr, Uttar Pradesh, Indi. Gruaja ishte lidhur tek pema dhe ishte e pafuqishme për të vepruar, teksa rrihej barbarisht nga bashkëshorti.

Një turmë e burrave dhe djemve shikonte ndërsa ajo u rrëzua pa ndjenja pas rrahjes së rëndë.

Është pohuar se disa nga fshatarët u përpoqën për të përdhunuar dhe sulmuar seksualisht gruan e pambrojtur. Më pas ajo ka bërë një denoncim në polici lidhur me ngjarjen, të cilët bënë të mundur dhe arrestimin e tij./