Vetëm pak javë më parë u bë me dije se Marina Vjollca do të rikthehet aty ku e la rrugëtimin e saj, në TV Klan.
Së fundmi burime për “News31.al” kanë zbuluar detaje të reja mbi programin që ajo do të drejtojë.
Marina do të drejtoj programin e njohur të humorit “Duplex”, që do të jetë çdo të shtunë, në orën 20:00.
Por jo vetëm kaq Olsi Bylyku do t’i bashkohet kastit të aktorëve të “Duplex”.
Ata do të “bashkojnë forcat” duke na sjellë një program totalisht të ri, fokusi i të cilit do të jetë argëtimi nëpërmjet humorit dhe muzikës.