RIKTHEHET në ekran Luana Vjollca, zbulohet projekti i ri i moderatores (FOTO) – AlpeGossip
RIKTHEHET në ekran Luana Vjollca, zbulohet projekti i ri i moderatores (FOTO)

RIKTHEHET në ekran Luana Vjollca, zbulohet projekti i ri i moderatores (FOTO)

Luana Vjollca ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi me “Mi dhe flakë mallit tim”, këngë e cila u kthye menjëherë në hit. Por moderatorja dhe këngëtarja nuk do ndalet me kaq këtë verë.

Pak minuta më parë Luana ka postuar dy foto ku në njërën prej tyre shkruan “Së shpejti”, duke lënë të kuptohet që një projekt i ri po vjen dhe do e shohim sërish në ekran.

Ndërkohë Bujar Qamili në një intervistë ka zbuluar se Luana i ka propozuar të bëjnë 3 këngë bashkë kështu që pritet që edhe kënga e radhës e Luanës të jetë në bashkëpunim me këngëtarin e muzikës popullore.