Për INAT të Rita Orës? Zbuloni çfarë i ka ndodhur Dua Lipës në koncert… (FOTO) – AlpeGossip
Për INAT të Rita Orës? Zbuloni çfarë i ka ndodhur Dua Lipës në koncert… (FOTO)

Për INAT të Rita Orës? Zbuloni çfarë i ka ndodhur Dua Lipës në koncert… (FOTO)

Edhe Dua Lipën në koncertet e saj e përshëndesin me flamujt shqiptarë. Në koncertin e fundit në Finlandë, Dua Lipa ka mbledhur numër të madh të shikuesve, e mes tyre ka pasur edhe të tillë që kanë sjellë me vete flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fotografitë e postuara shihen këta flamuj si përshëndetje dhe pritje e nderuar për Dua Lipën në këtë vend. Dua ka performuar në Turku të Finlandës, por e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Rita Orën në Kroaci dhe nisur nga kjo shumë fansa e kanë komentuar sikur Dua ia ka bërë nga inati Ritës këtë veprim, por në fakt ka shumë shqiptarë dhe kosovare në Finlandë që s’do donin ta humbisnin një koncert të këngëtares së njohur shqiptare.

Në muajin gusht Dua Lipa vjen në Prishtinë për koncertin e saj të radhës, bashkë me artistë të tjerë të njohur nga Kosova dhe artistë të tjerë ndërkombëtarë. Zeshkania do të performojë para publikut shqiptar të Prishtinës në kuadër të festivalit që është organizator i ati saj, Dukagjin Lipa.

Këngëtarja 22-vjeçare ka pohuar përmes një mesazhi në Instagram se mezi po pret që të këndojë sërish në Prishtinë.

“Sunny Hill Festival! Mezi po pres t’ju shoh të gjithëve në Prishtinë. Merrni biletat tuaja në sunnyhillfestival.com“, ka shkruar ndër të tjera Dua në rrjetet sociale.