“UNË PAGUHEM MË SHUMË SE TI”/ Antonela diskuton me Sarën: Para 5 vitesh jam përpjekur… – AlpeGossip
“UNË PAGUHEM MË SHUMË SE TI”/ Antonela diskuton me Sarën: Para 5 vitesh jam përpjekur…

“UNË PAGUHEM MË SHUMË SE TI”/ Antonela diskuton me Sarën: Para 5 vitesh jam përpjekur…

Antonela dhe Sara kanë diskutuar sot në “Big Brother VIP” rreth profesioneve. Ish-konkurrentja e “Përputhen” i ka thënë troç se paguhet më shumë se blogeret, ndërsa Sara ia ka kthyer se ajo nuk është një e tillë.

Pjesë nga biseda:

Sara: Unë kam 5 vite që merrem me këtë punë dhe para se të hyja këtu kisha 77 mijë followers-a. Ti more 300 mijë për 10 muaj, por mua më është dashur shumë, kam punuar, kam bërë bashkëpunime etj.

Antonela: Para 5 vitesh edhe unë jam përpjekur të jem blogere edhe nuk e kam arrit. Kur më ka ardh mundësia me hy në një emision , që më ka dhanë famën që mund ta kisha marrë…nuk e di as me këngë ndoshta s’e kisha marrë atë famë që kam marrë në këtë emision. Kam thënë pse jo? Ta shfrytëzoj mënyrën më të shkurtër për t’u bërë një person me influencë dhe unë paguhem më shumë se blogerët për një publicitet.

Sara: Po ti nuk je blogere.

Antonela: Jam dikush me influencë.

Sara: Po si ty ka plot që paguhen kështu…

Antonela: Po te ne vijnë pra.