Greta Koçi deklaron: Që të jetë BURRI IM, ai duhet të ketë këto cilësi… – AlpeGossip
Greta Koçi deklaron: Që të jetë BURRI IM, ai duhet të ketë këto cilësi…

Greta Koçi deklaron: Që të jetë BURRI IM, ai duhet të ketë këto cilësi…

Pas suksesit të këngës “Atij”, titulli i së cilës ngriti një tymnajë komentesh në lidhje me një dashuri të mundshme në jetën e saj, tashmë duket se ka ardhur momenti që ajo t’i thotë gjërat troç.

Këngëtarja e njohur Greta Koçi, shpesh është treguar diskrete në çështjet e jetës private, duke ruajtur me fanatizëm çdo detaj që ka lidhje direkte më të, ama askush nuk e pengon atë që të flas për mashkullin e jetës së saj, për cilësitë që ai duhet të ketë. Kështu, si e ftuara speciale e emisionit “Një kafe me Labin” në Kosovë, artistja ka folur ndër të tjera gjatë intervistës edhe për projeksionin e bashkëshortit të ardhshëm. Sipas saj ai duhet të përmbush këto cilësi: “Duhet të jetë njeri pozitiv, të vijë nga një gen pozitiv. Të më dojë dhe të më respektojë mua. Të jetë i suksesshëm dhe i zoti në profesionin e tij, në mënyrë që bashkarisht të bëjmë gjëra edhe më të bukura”, u shpreh ajo.

Ne nuk e dimë nëse këto tipare i “mvishen” një personi konkret, apo janë thjesht karakteristikat që Greta dëshiron tek bashkëshorti i saj i ardhshëm. Me kohën, na mbetet të zbulojmë më shumë…Le të presim!