PAS ARRESTIMIT/ Reperi i njohur futet në burgun famëkeq ku gjenden njerëzit më të rrezikshëm – AlpeGossip
PAS ARRESTIMIT/ Reperi i njohur futet në burgun famëkeq ku gjenden njerëzit më të rrezikshëm

PAS ARRESTIMIT/ Reperi i njohur futet në burgun famëkeq ku gjenden njerëzit më të rrezikshëm

Raperi Tekashi 6ix9ine është futur në burgun më të famshëm të Brooklyn-it, i njohur për mbajtjen pas hekurave të njerëzve “jashtëzakonisht të rrezikshëm, të dhunshëm, ose të prirur për arratisje”.

6ix9ine, emri i të cilit është Daniel Hernandez, u arrestua pas akuzave për shantazh dhe poseidim të armës së zjarrit, nga gjykata federale e Manhatanit të hënën.

Prokurorët federalë thanë se reperi 22-vjeçar ishte përfshirë për disa vjet në bandën e dhunshme të Nju Jorkut, Nine Trey, një “sekt i dhunshëm”.

Lance Lazarro, avokati i rapperit, tha për “TMZ” se 6x9ine është vendosur në një pjesë të ndarë të burgut për shkak të statusit të tij si i famshëm.

Prokurori Michael Longyear pranoi të hënën se 6ix9ine ishte një objektiv i bandës dhe se anëtarët e saj donin ta dhunonin atë ose ta vrisnin.

Reperi u arrestua të dielën dhe u dënua të hënën së bashku me pesë persona të tjerë të lidhur me sektin Nine Trey.