HAP PAS HAPI/ Si të përgatisni në shtëpi dyllin natyral që heq qimet – AlpeGossip
HAP PAS HAPI/ Si të përgatisni në shtëpi dyllin natyral që heq qimet

HAP PAS HAPI/ Si të përgatisni në shtëpi dyllin natyral që heq qimet

Në ka problem që shqetëson padyshim të gjitha femrat e kryesisht në stinën e verës ai lidhet me qimet e padëshiruara.

Ekzitojnë shumë mënyra si t’i eleminoni qimet në pjesë të ndryshme të trupit, por shumica e metodave janë të dhimbshme, lënë lëkurën e irrituar të skuqur. E nëse përdorni kremrat e depilimit, metodë e cila nuk shkakton dhimbje duhet të dini se ato përmbajnë kimikate që janë me të vërtetë të dëmshme për lëkurën tuaj.  Living do të ndaje më ju sekretin e dyllit natyral që do të eleminoj çdo qime nga trupi juaj.

Kjo teknikë e thjeshtë ka vetëm tre përbërës: sheqer, limoni dhe ujë.
Përgatitja : Përzieni 1/4 gotë ujë1/4 filxhan lëng të freskët limoni dhe 2 gota sheqer. Vendosini në zjarr për 4-5 minuta dhe në momentin që të fillojë sheqeri të karamelizohet fikeni sobën. Vendoseni në një enë tjetër dhe pasi të jetë ftohur pak, filloni ta përpunoni me dorë sikur të ishte plastelinë.
Do t’i ngjasojë çumçakëzit dhe nëse është tepër e fortë lageni pastën me një pikë ujë.Sigurohuni që lëkura të jetë e thatë dhe e pastër para se të aplikoni këtë dyll natyral.