Shën Valentini i parë për Fotininë dhe Danielin, cila është dhurata pas darkës romantike – AlpeGossip
Shën Valentini i parë për Fotininë dhe Danielin, cila është dhurata pas darkës romantike

Shën Valentini i parë për Fotininë dhe Danielin, cila është dhurata pas darkës romantike

Janë bërë rreth 8 muaj që kur Big Brother mbylli derën e edicionit të 9-të të tij dhe çifti fitues, i martuar në shtëpi, Fotinia dhe Danjeli, kanë shumë për të folur pas kaq kohësh. Jo vetëm për presionin psikologjik që kanë kaluar disa muaj pas daljes nga shtëpia e famshme, por edhe për frikën me të cilën janë përballur edhe për njëri-tjetrin – të pamësuar me dashurinë reale, jashtë kamerave dhe prozhektorëve.

Megjithatë, janë të lumtur. Nuk ishte e thjeshtë, por ndihen shumë mirë me njëri-tjetrin. Sot, edhe më mirë sesa kur ishin brenda shtëpisë, sepse njihen më mirë dhe duhen më shumë.

Sot, Danjeli dhe Fotinia ishin të ftuar në Pasdite në Top Channel për të rrëfyer kohën pas Big Brother, aktivitetin dhe projektet gjatë këtyre muajve, por edhe për të treguar më shumë për planet në jetën personale.

Pyetjes se çfarë janë duke bërë në këtë kohë, Fotinia i përgjigjet se është duke kryer disa eksperimente, profile në të cilat ajo nuk është angazhuar më herët, por pret t’i bëjë konkrete shumë shpejt, ndërsa Danjeli, krahas studimeve për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, vijon edhe punën në Ministrinë e Drejtësisë. I duket e bezdisur puna në shtet dhe orët e gjata në zyrë, por në fund të ditës është i kënaqur sepse fiton eksperiencë edhe falë saj.

Po Shën Valentini? Po, sot është Valentini i parë, por çifti nuk është shumë entuziast për këtë. Me keqardhje (gati duke u ankuar), Fotinia tregon se Danjeli nuk është mashkulli romantik që çdo vajzë do të donte: “E ka shumë të thellë ndjeshmërinë”, – thotë ajo si për ta justifikuar bashkëshortin (dhe Danjeli konfirmon: “Duhet të gërmosh thellë”), por nuk e bezdis kjo gjë dhe nuk i vjen aq keq: “Unë mendoj se çdo i dashuruar nuk ka nevojë për Shën Valentin. Nëse një njeri e do përditë, duhet ta respektosh dhe ta tregosh këtë”, – thonë ata gati njëzëri.

Megjithatë, një darkë romantike do të ketë patjetër. Dhuratën që i kanë bërë apo që kanë menduar t’i dhurojnë sot njëri-tjetrit nuk e zbulojnë, por Fotinia këmbëngul për vlerën e saj: “Mua, sado me vlerë e të bukura të jenë dhuratat, natyrisht më pëlqejnë, por nuk më hyjnë në sy aq shumë sa gjestet që bën për mua”, – thotë ajo dhe Danjeli e merr menjëherë mesazhin: “Po ia harrove ditëlindjen Fotit….” – qesh ai, si për të treguar se gati-gati plas bomba.

Por Foti është si të gjitha vajzat. Jo vetëm ditëlindjen e saj, por ditëlindjet e të gjithë njerëzve që ka afër vetes nuk duhet t’i harrojë një djalë. Ka të drejtë. Më shumë se dhurata që mund të bëjë është vëmendja që i jep dikujt, edhe gjesti – një mesazh që e bën dikë të kuptojë se nuk ia ke harruar ditën më të rëndësishme të vitit.

Sot, për çiftin ka një darkë romantike dhe këtë e konfirmuan. Pas saj, nuk dimë asgjë… Nuk treguan gjë.