Carla Bruni zbulon ngjashmërinë me Bella Hadid: “Kam një vajzë ilegale” – AlpeGossip
Carla Bruni zbulon ngjashmërinë me Bella Hadid: “Kam një vajzë ilegale”

Carla Bruni zbulon ngjashmërinë me Bella Hadid: “Kam një vajzë ilegale”

Carla Bruni ka zbuluar se ka ‘një vajzë ilegale’ mbrëmjen e së dielës pas një takimi të rastësishëm me supermodelen Bella Hadid.

Ish-mbretëresha e pasarelave Bruni u takua me 21-vjeçaren në eventin e Fashion For Relief gjatë Festivalit të Filmit në Kanë dhe nuk mund të mos e vinte re ngjashmërinë midis tyre.

51-vjeçarja ka publikuar një foto nga takimi i tyre në Instagram dhe shkruan: ‘A kam një vajzë ilegale?’

Bella, e cila është vajza e modeles Yolanda dhe biznesmenit miliarder Mohammed Hadid, ka të njëjtat karakteristika si Carla.

Bella gjithashtu po ndjek hapat e yllit italo-francez duke krijuar një karrierë shumë të sukseshme si modele.

Vetëm 21-vjeçare, ajo është aktualisht një nga më të kërkuara për të realizuar reklama dhe në pasarela, duke bashkëpunuar rregullisht me markat si Dior, Moschino dhe Balmain.

Kulmi i Brunit ishte rreth së njëjtës moshë në 1987 kur nënshkroi me City Models në moshën 19 vjeçare.

Më vonë ajo punoi me dizenjues dhe shtëpi të modës si Givenchy, Paco Rabanne, Karl Lagerfeld, John Galliano dhe Yves Saint-Laurent.