Një foto e saja e postuar nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj në urimin e 8 marsit, marrosi shqiptarët dhe nuk ishin të paktë ata që e quajtën “Miss Policia Bashkiake”.
Ndaj dhe Disilva Muçopata ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Show Magazine”, ku ka folur për jetën e saj dhe punën si police bashkiake, përfshirë edhe momentet e vështira.
“Kur prishim ndonjë shtëpi, kur jemi të detyruar të nxjerrim familjarët nga banesa. Është situatë e sikletshme, unë e përjetoj, edhe qaj!”-është shprehur Disilva në studion e emisionit, ku ka rrëfyer gjithashtu se ngacmimet e meshkujve edhe kur ajo është në detyrë nuk janë të pakta.