Një gabim në stil? Jo, fundi mbi pantallona është një ndër tendencat më të mëdha të këtij sezoni. Këtë dimër mund t’i kurseni këmbët e zbuluara në këtë të ftohtë, pasi poshtë fundit mund të vishni patallona dhe të dukeni gjithë stil. Mund t’ju duket një trend i guxuar, por po e përqafojnë një numër i madh modelesh, blogeresh e personazhesh të njohur, mes tyre edhe Zendaya.
Ky është një trend i prezantuar fillimisht në pasarelat e Fashion Week në koleksionet vjeshtë-dimër. Megjithatë, jo të gjithë e kanë guximin ta provojnë këtë trend pasi nuk është edhe aq i thjeshtë për t’u kombinuar. Zendaya ia doli të dukej shumë chic në tapetin e kuq dhe tani edhe ne duam ta provojmë.
Po ju?