KUR GËNJEN QË TË DUKESH/ Artisti detyrohet të kërkojë ndjesë pasi tha se kishte pasur lidhje me aktoren e famshme – AlpeGossip
KUR GËNJEN QË TË DUKESH/ Artisti detyrohet të kërkojë ndjesë pasi tha se kishte pasur lidhje me aktoren e famshme

KUR GËNJEN QË TË DUKESH/ Artisti detyrohet të kërkojë ndjesë pasi tha se kishte pasur lidhje me aktoren e famshme

Asaj iu desh ta mësonte nga faqet e librit të tij autobiografik që përpara 20 vitesh, paska pasur një histori të shkurtër dashurie me të. Ky variant I ngjarjeve, I prezantuar nga Moby, nuk I ka pëlqyer aspak Natalie Portmanit. Muzikanti thoshte se kur ishin takuar, ai ishte 33 vjec dhe ajo 20; Natalie,  e lindur ne 1981, thotë se kur u njoh me artistin e ditëlindjes 1965, sapo kishte mbushur 18 vjec dhe jo vetëm që s`kishte pasur gjë mes tyre, por e kujtonte si një mashkull shumë më të madh në moshë, I cili kishte bërë një sjellje aspak të bukur me të, ndërsa përpiqej ta joshte.

Me pak fjalë, Natalie nga episodi ka vetëm kujtime që do të dontë të largonte, e për lidhje as që bëhet fjalë. Artisti ka kërkuar ndjesë së fundmi, pasi kishte këmbëngulur në flirtin e tyre, e kishte postuar madje edhe një foto me të pa këmishë, por as kjo nuk e justifikoi sajesën e tij.