FRYMËZUESE! Gruaja mbledh 2.400 paund për të shpëtuar nga thertorja 4.000… pula – AlpeGossip
FRYMËZUESE! Gruaja mbledh 2.400 paund për të shpëtuar nga thertorja 4.000… pula

FRYMËZUESE! Gruaja mbledh 2.400 paund për të shpëtuar nga thertorja 4.000… pula

Një grua që i do shumë kafshët ka shpëtuar 4.000 pula nga therja e sigurt. Ajo mblodhi 2.400 paund në 36 orë për të ndaluar kamionin që po vinte për t’i çuar në thertore.

Mel James ndërmori veprimin pasi pa postimin në Facebook të një fermeri në zonë i cili bëri apel që dikush të merrte pulat pasi nuk bënin më vezë.

Sidoqoftë, Mel zbuloi se fermeri kishte edhe 3000 pula të tjera që ishin destinuar për zinxhirin ushqimor, si pjesë e një kontrate me një firmë transporti.

Fillimisht vendosi që të merrte sa më shumë pula që të ishte e mundur por më pas mori vendimin ti blinte të gjitha.

43-vjeçarja tregoi se fermeri i tha se nëse donte të shpëtonte 1000 pula atëherë do të duhet ti merrte të gjitha pasi ai duhet të siguronte një kuotë të caktuar për të përmbushur kontratën e tij.

“Kisha mjaftueshëm para për 1000 pulat e para por më duhej të gjeja para për ti shpëtuar jetën shpendëve të tjerë,”- u shpreh ajo.

Por fermeri i tha se duhet ta zgjidhte brenda 2 ditësh në të kundërt do merrte kompaninë për ti therur.

Mel, i cili ka shtatë mace dhe tre qen, hapi një faqe Go Fund Me për të mbledhur 2.400 paund për 3.000 pulat për të ndaluar kamionin.

Ajo arriti të mblidhte paratë për 36 orë.