NËSE JU KISHTE SHPËTUAR/ Tayna qenka fiksuar pas trendit që solli Beyonce (FOTO) – AlpeGossip
NËSE JU KISHTE SHPËTUAR/ Tayna qenka fiksuar pas trendit që solli Beyonce (FOTO)

NËSE JU KISHTE SHPËTUAR/ Tayna qenka fiksuar pas trendit që solli Beyonce (FOTO)

Gjatë koncerteve që mbajnë këngëtarët, publikun nuk e tërheq vetëm zëri, por edhe performanca apo paraqitja.

Pavarësisht se performojnë në skenat e klubeve të natës, këngëtaret shqiptare i kushtojnë shumë rëndësi veshjes dhe stilit.

Shpesh zgjedhin klasiken dhe shkëlqimin, por reperja Tayna kohët e fundit ka menduar të huazojë një trend të sjellë nga Beyonce katër vite më parë.

Ajo është parë me aksesorët e fytyrës në formë maskimi, që mbulojnë tiparet, veç syve, por në versionin e tyre me temina apo rrjete.

Fillimisht reperja e njohur nga Kosova u shfaq me maskën dhe fustanin me temina në ditën e saj të lindjes, në javët e para të dhjetorit.

Por ky stil duket se i ngjiti Tayna-s aq shumë, sa vendosi që të shfaqet me të në koncerte, si rasti i atij në Kosovë mbrëmjen e djeshme.

Ajo mbante veshur një “jumpsuit” gri me xixa, ndërsa fytyrën e mbulonte me maskën rrjetë.

Me një të tillë u shfaq Beyonce në turneun e saj të katër viteve më parë, “On The Run I”, në qershor të 2014-s, por në versionin e zi të kombinuar me “jumpsuit” të së njëjtës ngjyrë.

Ndërsa në turneun e këtij viti, këngëtarja e famshme solli një tjetër version të aksesorit të fytyrës: