HARROJENI “KËNGËN MAGJIKE”/ Jonida Maliqi dhe Soni Malaj publikojnë këngët për “Festivalin e RTSH-së” (VIDEO) – AlpeGossip
HARROJENI “KËNGËN MAGJIKE”/ Jonida Maliqi dhe Soni Malaj publikojnë këngët për “Festivalin e RTSH-së” (VIDEO)

HARROJENI “KËNGËN MAGJIKE”/ Jonida Maliqi dhe Soni Malaj publikojnë këngët për “Festivalin e RTSH-së” (VIDEO)

Pak javë më parë u zbulua se, Jonida Maliqi dhe Soni Malaj janë dy nga këngëtaret që do të konkurrojnë në “Festivalin e Këngës në RTSH”.

Dhe sot për herë të parë dy artistet e njohura na prezantuan me këngët që do të garojnë për t’u shpallur fituese dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”.

Ato kanë zgjedhur tema shumë të ndryshme, ndërsa Jonida i këndon emigrantëve për t’u kthyer në atdheun e tyre, Soni këndon për femrën e fortë.

“O njeri që zemrën lë peng/ Ktheju tokës tënde/Ti e di një zemër të pret”, janë disa nga fjalitë e tekstit të këngës “Ktheju Tokës” së Maliqit.

Ndërsa në refrenin e projektit së Sonit thuhet: “Një femër më e fortë se ti unë do të jem”.

Këto janë vetëm dy nga pretendetet për të fituar festivalin e 57-të të RTSH-së, për të garuar më pas në festivalin europian të muzikës.

Cila nga dy këngët ju pëlqen më shumë?