“PSE TË HOQËN NGA TOP CHANNEL APO SJA LE SHEFIT”/ Anjeza Maja nxehet keq me fansin (FOTO) – AlpeGossip
“PSE TË HOQËN NGA TOP CHANNEL APO SJA LE SHEFIT”/ Anjeza Maja nxehet keq me fansin (FOTO)

“PSE TË HOQËN NGA TOP CHANNEL APO SJA LE SHEFIT”/ Anjeza Maja nxehet keq me fansin (FOTO)

Një nga figurat e ekranit më të komentuara së fundmi ka qënë edhe moderatorja Anjeza Maja, e cila u largua nga televizioni “Top Channel”.

Ajo hoqi dorë nga drejtimi i emisionit të përditshëm “Në shtëpinë tonë” ku bashkëprezantonte me Florian Agalliun dhe u bë pjesë e “Tv Klan” në spektaklin “Dance with Me”.

Mirëpo ky ndryshim që ajo bëri në karrierën e saj televizive nuk kaloi pa u komentuar edhe nga ndjekësit e saj, të cilët kërkojnë të dinë arsyen e largimit nga “Top Channel”.

“O kukulla pse të hoqën nga Top-i, apo s’ja le shefit” – komentoi dikush në profilin e moderatores.

Dhe mesa duket ky koment nuk i ka pëlqyer aspak moderatores, e cila ka vendosur të përgjigjet në mënyrë shumë të qartë për të gjithë ata që e pyesin për largimin nga ekrani i “Top Channel”.

“Ç’janë këto muhabete viti ’97? Mos e paragjykoni kaq shumë botën e medias. “Top Channel” është një televizion serioz dhe në këtë drejtim kam qënë me fat për të gjitha mediat ku kam punuar. Faleminderit dhe shpresoj ta vlerësosh përgjigjen time” – është përgjigjur Anjeza ndaj komentuesit.

Ndërkohë Anjezën do ta shohim të vallëzojë në netët live në spektaklin e kërcimit “Dance with Me” për disa javë rresht në “Tv Klan” krah aktorit të humorit Romeo Veshaj.