HIDHINI NJË SY! Nëse doni një marrëdhënie të suksesshme zhdukeni këtë fjalë nga fjalori juaj! – AlpeGossip
HIDHINI NJË SY! Nëse doni një marrëdhënie të suksesshme zhdukeni këtë fjalë nga fjalori juaj!

HIDHINI NJË SY! Nëse doni një marrëdhënie të suksesshme zhdukeni këtë fjalë nga fjalori juaj!

Nëse doni të keni sukses në marrëdhënien e re që keni krijuar duhet të jeni të kujdesshëm me fjalët që përdorni. Sipas ekspertëve, ekziston një fjalë që mund të prishë përpjekjet tuaja në lidhje raportin në çift dhe bëhet fjalë për “Duhet”. “Unë shoh shumë çifte që kapen në kurthin “duhet”. Kjo vjen nga rregullat dhe kriteret e brendshme të çdo personi, të cilat bien ndesh me ato të personit tjetër në marrëdhënie”-thotë këshilltari i marrëdhënieve Dr.Lauren Kuk.

E njëjta gjë vlen edhe për “nuk duhet”. Merrni për shembull shprehjen: “Nuk duhet të shpenzoni kaq shumë kohë duke luajtur lojëra celulare” ose “Duhet të përpiqeni më shumë”. Ndërkaq, në fillim të lidhjes fluturat në stomak janë të natyrshme, por mos prisni t’i keni gjithmonë ato. Çfarë ndodh kur në një moment partneri ju thotë se është ftohur marrëdhënia juaj? Si duhet të reagoni në këtë moment?

Mungoni të kuptoni arsyen pse. Mos e merrni menjëherë si ndarje. Mundohuni të gjeni arsyen se pse ai ndihet kështu. Mbase edhe ju për shkak të punës, e keni neglizhuar pa kuptuar. Flisni me të, nëse mund ta shpëtoni këtë lidhje. Në shumë vite martesë mund të ndodhë që të kesh përplasje të vazhdueshme me partnerin.

Po çfarë efekti kanë në shëndetin tonë, sidomos nëse zgjasin në kohë? Një studim, i publikuar në revistën “Emotion”, ka mundur që ta zbulojë këtë. Çiftet që kanë marrë pjesë në studim, janë vëzhguar për 20 vite. Më aktivët gjatë grindjeve kanë raportuar probleme me zemrën dhe tensionin, kurse ata që i fshihnin ndjenjat, kanë shfaqur probleme me muskulaturën dhe kockat, dhembje shpine dhe koke.