THJESHT “WOW”/ Adelina Tahiri zbulon dhomën e garderobës… (FOTO) – AlpeGossip
THJESHT “WOW”/ Adelina Tahiri zbulon dhomën e garderobës… (FOTO)

THJESHT “WOW”/ Adelina Tahiri zbulon dhomën e garderobës… (FOTO)

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri siç dihet është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe shumë shpejt ajo do të sjell në jetë djalin e saj të parë. Bukuroshja bjonde prej ditësh ka qenë duke udhëtuar në vende të ndryshme, ku së bashku me bashkëshortin po shijonin momentet e fundit të pritjes së ëmbël.

Ajo ka treguar së është kthyer më në fund në shtëpinë e saj, dhe na ka zbuluar me një pjesë të shtëpisë që nuk e ka treguar më parë. Adelina më parë ka zbuluar pjesë të ndryshme të shtëpisë, ku ka rënën në sy luksi dhe ambientet moderne,por së fundmi ajo ka prezantuar dhomën ku mbanë veshjet dhe këpucët e saj.

Këngëtarja ka publikuar një video ku shfaqet përpara një tavoline xhami, e cila në brendësi ka bizhuteri të ndryshme. Ndërkohë që ajo po tregonte disa dhurata që ka marrë, në sfond bien në sy dollapët gjigande me veshje dhe këpucë të firmave të ndryshme.