HUEYDA EL SAIED ZBULON ARSYEN/ Prezantuesi francez i “Eurovision” dëshironte që Shqipëria të kualifikohej (FOTO) – AlpeGossip
HUEYDA EL SAIED ZBULON ARSYEN/ Prezantuesi francez i “Eurovision” dëshironte që Shqipëria të kualifikohej (FOTO)

HUEYDA EL SAIED ZBULON ARSYEN/ Prezantuesi francez i “Eurovision” dëshironte që Shqipëria të kualifikohej (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme Jonida Maliqi arriti të siguronte finalen e ‘Eurovision’ me performancën unike që dhuroi në skenën madhështore të festivalit. ‘Ktheju Tokës’ mori mbështetjen e të gjithë ndjekësve të kompeticionit brenda dhe jashtë vendit. Hueyda El Saied nuk ngurroi të tregonte suportin e saj për Jonidën, por dhe të zbulonte një moment interesant gjatë festivalit.

Ajo ka treguar në ‘Instastory-n’ e ‘Instagram-it’ të saj se prezantuesi francez është shprehur se dëshiron që Shqipëria të seleksionohet. Bashkë me të Hueyda ka treguar dhe arsyen pse. Ajo ka shtuar se ai është kompozitor dhe ka kompozuar një këngë për Elina Dunin.

Mesa duket El Saied ka zbuluar një detaj tepër interesant që dëgjuesve shqiptarë me siguri i ka shpëtuar. Kujtojmë se finalja e ‘Eurovision’ do të mbahet në datë 18, mbrëmjen e së shtunës ku Jonida do të performojë në gjysmën e parë të saj.