Moderatori shqiptar tregon momentin më të vështirë të familjes: Kam qenë gati duke ndërruar jetë – AlpeGossip
Moderatori shqiptar tregon momentin më të vështirë të familjes: Kam qenë gati duke ndërruar jetë

Moderatori shqiptar tregon momentin më të vështirë të familjes: Kam qenë gati duke ndërruar jetë

Megjithëse prindërit thonë gjithmonë se i kanë fëmijët si gishtat e dorës, ndodnjëherë është e dukshme debulesa që kanë për njërin apo për tjetrin fëmijë për shkak të specifikave të tyre.

Kështu ka ndodhur edhe në familjen e Bledi Strakoshës. Që kur moderatori i njohur i ekranit erdhi në jetë, motra e tij më e madhe, Odeta, mendonte se tashmë prindërit nuk e donin më atë, por vetëm djalin e mezipritur të shtëpisë. Më vonë, ajo e kuptoi se nuk ishte kështu, megjithatë Bledi, mund ta arsyetojë këtë me një periudhë të vështirë të familjes së tij kur ai ka qenë shumë i vogël.

“Mendoj se prindërit janë të prirur edhe sot të kujdesen pak më shumë për mua. Jo vetëm sepse jam djalë, jam beqar, por sepse, kur kam qenë shumë i vogël, kam kaluar një moment të vështirë shëndetësor. Kam qenë gati duke ndërruar jetë”, – tregon moderatori si për të justifikuar “xhelozinë” e Odetës.

 

Ishte vetëm 10-11 muajsh kur familja e tij u trodit nga ai moment shumë i vështirë, pas të cilit vëmendaj ndaj Bledit, gjatë gjithë viteve të mëpastjmë të ishte pak më e madhe: “Pastaj, unë jam beqar, ndërsa Odeta ka familjen e saj, dy vajzat, kështu që, edhe nëse ka më shumë vëmendje se prindërit, gjithçka është e justifikuar.