Vlonjatia që i bën vjedhjet me “turne”… dalin pamjet (VIDEO) – AlpeGossip
Vlonjatia që i bën vjedhjet me “turne”… dalin pamjet (VIDEO)

Vlonjatia që i bën vjedhjet me “turne”… dalin pamjet (VIDEO)

Për bizneset e vogla në vend fakti që duhet të paguajnë taksat është barrë e madhe, pasi fitimi duhet të jetë aq i madh sa për të justifikuar të gjithë shpenzimet.
Por sikur të mos mjaftonin tatimet, atyre u duhet të ndeshen edhe me probleme të tjera, si për shembull: të ruhen nga hajdutët.

Një rast i tillë është denoncuar ditën e sotme nga një qytetar i Vlorës. Ai denoncon një grua, e cila i ka vjedhur një pako kafe në dyqanin e tij. Sipas pronarit, gruaja e ka përsëritur veprimin e saj duke ardhur në në turnet e ndryshme të punëtoreve në market. Dhe për këdo që mund të thotë se është vetëm një pako kafe, pronari e ka një përgjigje.

Denoncimi:

Ja pasojat e krizës në Vlorë. Sapo vodhi një pako kafe. Është hera e dytë që ndodh por ka ardhur në turne të ndryshme të punëtoreve në market. E nëse thoni se është gjynah, po ne që punojmë, nuk jemi gjynah ne? Në qoftë se do të kishte nevojë për të ngrënë as nuk e mendoja këtë gjë. Por kafeja është gjë qejfi mendoj unë. Gjithsesi hajduti ngelet hajdut.”