Pas koncertit të Rita Orës, Eva Murati në mbështetje të plotë të gjithë artistëve shqiptarë – AlpeGossip
Pas koncertit të Rita Orës, Eva Murati në mbështetje të plotë të gjithë artistëve shqiptarë

Pas koncertit të Rita Orës, Eva Murati në mbështetje të plotë të gjithë artistëve shqiptarë

Koncerti i Rita Orës në Tiranë, ishte një ndër më masivët ne vend me pjesëmarrjen e plot 250.000 vetave. Një nga momentet më të veçanta nga ky koncert, ishte ngjitja në skenë e disa vajzave shqiptare për të performuar bashkë me Ritën këngën ‘Girls’. Një ndër to ishte dhe Eva Murati, e cila ka treguar dhe nëpërmjet ‘Instagram’-it të saj se këtë çast do ta mbajë mend gjithmonë.

Por duket se ky koncert e ka bërë Evën të reflektojë dhe të kuptojë se sa shumë duhen mbështetur artistët shqiptarë. Ajo ka publikuar një fotografi përkrah Kidës, këngëtarja tjetër që këndoi në koncertin e madh të 3 qershorit. Dhe me anë të kësaj fotografie Eva ka vendosur të japë një mesazh.

“Përpos impaktit të jashtëzakonshëm të Rita Orës, si një yll që vjen në vendin e vet dua t’i jap meritat që i takojnë kësaj super vajze që ndezi skenën para saj! Mbështetni artistët vendas, mbi të gjitha ata me talent, sepse janë pikërisht ata që ju bëjnë krenarë dhe ambasadorët më të mirë të një vendi!”, – ka shkruar Eva.