PAS 12 VITESH/ Angela Martini zbulon arsyen pse hoqi dorë nga modelimi – AlpeGossip
PAS 12 VITESH/ Angela Martini zbulon arsyen pse hoqi dorë nga modelimi

PAS 12 VITESH/ Angela Martini zbulon arsyen pse hoqi dorë nga modelimi

Modelja shqiptare me famë botërore, Angela Martini ndonëse ka hequr dorë nga modelingu, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave si për jetën private ashtu dhe per atë profesionale.

Ndonëse ajo ishte mjaft e pëlqyer si modele, vendosi të hiqte dorë nga pasarelat  dhe arsyen për këtë e ka treguar së fundmi në një intervistë për “HauteLiving” . Kam filluar modeling kur isha 21 vjecc. Fillova punë në Miami, por nuk paguhesha. Më pas nënshkrimi me “ELITE Modeling” në New York ishte thjesht një formalitet. Më pëlqen shumëllojshmëria në jetë, kam kuptuar pas 8 vitesh modelim se dua të bëj më shumë në jetën time ”, është shprehur Angela.

Angela ka bërë të ditur prej disa kohësh tashmë dhe talentin që zotëron si shkrimtare, një talent të cilin ia kanë vënë në pah dhe mediat e huaja. Përveçse shkrimtare, është edhe producente filmi dhe  ka përfunduar xhirimin e dy filmave me metrazh të shkurtër.