DO BËHET NAMI/ Zbulohet titulli i filmit të ri të Ermal Mamaqit (FOTO) – AlpeGossip
DO BËHET NAMI/ Zbulohet titulli i filmit të ri të Ermal Mamaqit  (FOTO)

DO BËHET NAMI/ Zbulohet titulli i filmit të ri të Ermal Mamaqit (FOTO)

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Dy gisht mjaltë”, Ermal Mamaqi njoftoi së fundmi se ka nisur punën për projektin e tij të ri. Menjëherë nisën lajmet mbi këtë projekt dhe kurioziteti ishte i madh mbi kastin e aktorëve.

“Xing.al” zbuloi sot se protagoniste në film do të jetë këngëtarja e njohur dhe shumë e suksesshme në tregun muzikor, Enca e cila sot filloi xhirimet.

Ndërsa tani Ermali me anë të një postimi në Instagram ka zbuluar titullin e filmit të ri i cili do quhet “I love Tropoja”.

“Jam i lumtur t’ju prezantoj me projektin e ri. Filmi titullohet “I Love Tropoja”. Do i kthejmë imazhin që i takon Tropojanëve. Një histori që nxjerr pa bazë filmin Taken. Marko from Tropoja është një superstar”, shkruan Ermali.

Pritet që edhe “I love Tropoja” të bëjë namin në kinema si “2 gisht mjaltë” dhe pse jo të thyejë rekordin e filmit të parë.