“PA MASKË, TAKOHESH ME KËDO, E KE KALUAR COVID-19?” Ja si përgjigjet Ardit Gjebrea ndaj ndjekësit (FOTO) – AlpeGossip
“PA MASKË, TAKOHESH ME KËDO, E KE KALUAR COVID-19?” Ja si përgjigjet Ardit Gjebrea ndaj ndjekësit (FOTO)

“PA MASKË, TAKOHESH ME KËDO, E KE KALUAR COVID-19?” Ja si përgjigjet Ardit Gjebrea ndaj ndjekësit (FOTO)

Këngëtarja me origjinë maqedonase, Kaliopi ishte këtë të dielë e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh”, me Ardit Gjebrean. Moderatori ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet duke kërcyer në rrugë me të, të kapur përdore dhe të përqafuar.Kjo ka rënë në sy nga ndjekësit, një prej të cilëve e ka pyetur nëse e ka kaluar Koronavirusin. “Mjaft kënaqësi na solle, vetëm na thuaj sekretin tuaj. Pa maskë kudo, afrohesh me këdo, çfarë ke bërë për veten lidhur me mbrojtjen nga pandemia, apo e keni kaluar pa zë? Uroj të jeni mirë, e meritoni”, i ka shkruar ajo.

Arditi i është përgjigjur, duke u shprehur se nuk e ka kaluar Koronavirusin dhe po tregohet shumë i kujdesshëm, ndërsa pjesa tjetër ka të bëjë me rregullat dhe etikën e programit.

“Faleminderit për urimin. Në fakt nuk e kam kaluar dhe po bëj shumë kujdes. Por çdo gjë që publikoj këtu, ka të bëjë me momentin që xhiroj, ku sipas rregullave dhe etikës së programit, qëndrojmë pa maskë. Edhe në shtëpi a restorant pa maskë. Pjesa tjetër e gjitha është kujdes, me maskë dhe pa u takuar, edhe pse në ambiente publike nuk jam dot evitues kur më kërkojnë foto apo kur më afrohen (i vetmi moment ku gaboj). Ndërsa me Kaliopin, nuk rezistova dot vetë. Të uroj çdo të mirë”, ka replikuar moderatori.