Sociologu masakron Era Istrefin pas dekorimit nga Thaçi: Ti japësh medaljen… (FOTO) – AlpeGossip
Sociologu masakron Era Istrefin pas dekorimit nga Thaçi: Ti japësh medaljen… (FOTO)

Sociologu masakron Era Istrefin pas dekorimit nga Thaçi: Ti japësh medaljen… (FOTO)

Ditën e djeshme në të gjitha mediat u diskutua dekorimi me medalje mirënjohje e këngëtares së njohur Era Istrefi nga ana e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Dekorimi i saj u bë pas perfomancës së këngëtares në finalen e Botërorit dhe për promovimin që ajo i bënë Kosovës nëpërmjet muzikës së saj.

Mirëpo ndonëse shumica e quajtën dekorimin e Erës të merituar, ka pasur dhe nga ata që kanë shpërthyer kundër këngëtares shqiptare. Njëri ndër tyre ka qenë dhe sociologu i njohur Ergys Mërtiri, i cili nëpërmjet një shkrimi ka kritikuar ashpër këngëtaren dhe e ka quajtur dekorimin e saj si një degradim kulturor të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas tij fakti që Era u zgjodh për të kënduar në Botëror nuk tregon asgjë mbi vlerat artistike të këngës, pasi muzika që Era përfaqëson është komerciale dhe pa vlerë artistike.

“Ti japësh Era Istrefit medaljen jubilare të 10 vjetorit të pavarësisë do të thotë të kesh ngatërrim zorrësh në tru, do të thotë të degjenerosh vlerat më të thella të një shoqërie që ia doli të çlirohet nga një robëri 100 vjeçare, duke i shkartisur këto me vlerat e një kulture që promovon gjithçka profane e vulgare si konsumin, vanitetin, mendjelehtësinë, të mosmenduarit, të qenit bosh, egoizmin, banalitetin etj. Ky lloj pseudoarti është modeli më i keq që mund ti ofrojmë shoqërisë e sidomos të rinjve.

E njëjta gjë ndodh rëndom edhe në Shqipëri, ku mediokriteti dhe banaliteti janë kudo më të kërkuar dhe më të vlerësuar. Ndërsa prishet godina e teatrit sheshet e bashkisë ushtojnë nga koncertet e sharabajkave të botës që vijnë e pozojnë si yje që po iu hapin sytë edhe shqiptarëve.

Mesazhi që na vjen nga presidenca në Kosovë, siç ndodh rëndom edhe në Shqipëri është i trishtë. Ky shtet nuk interesohet për vlerat, kulturën dhe artin e vërtetë, por vlerëson dhe nderon vetëm çingijet, ndërsa favorizon gjithmonë kopukët, kurvat dhe hajdutët!”, kanë qenë disa nga fjalët që ka shkruar ai në opinionin e tij.